Thermofix

ThermoFix është ngjitës qeramike i cilësisë së lartë, i perforcuar me rezina akrilike. Ofron ngjitshmeri të lartë prej fillimit dhe me pas, dhe është rezistente ndaj lageshtisë dhe ka veti elastike. Ka aftësi shumë të larta kundër rrëshqitjes (pllakat nuk rrëshaqsin pasi ngjiten ne mur) dhe ofron kohë punimi te gjate.

Fushat e aplikimit: ThermoFix është i përshtatshem për ngjitjen e pllakave me veti absorbuese dhe jo absorbuese, (Psh gres porcelanato), gurë natyral, tulla dekorative, pllaka me dimensione të medha, etj, në mur ose në dysheme, mbi substrate të ndryshme, veçanerisht aty ku kërkohet ngjitshmeri e lartë, elasticitet dhe rezistence ndaj lageshtisë (psh mure të vjetra, dysheme me ngrohje etj.). E përshtatshme për ambiente të jashtme dhe të brendshme.

Përgaditja dhe aplikimi: ThermoFix hidhet ngadale në ujë, nën perzierjen e vazhdueshme, derisa të krijohet një masë uniforme. Përzierja duhet të pushoj për 10 minuta, dhe më pas duhet përzier dhe një herë. Pllakat e qeramikës duhet të shtrohen në substrat duke përdorur vegel dhëmbezore, në menyrë që ngjitesi të aplikohet njëtrajtshëm në të gjithë siperfaqen.

Pllakat e qeramikes duhet të fiksohen dhe pastaj të shtypen në pozicionin e dëshiruar. Sipërfaqja e aplikuar duhet të mbulohet me pllaka qeramike brenda 20 minutave ne menyre qe evitohet formimi i “cipes” ose perpara se ngjitesi të fillojë të thahet.

Është me rëndësi që vendi ku aplikohet të jetë i pastër pa ndonjë vajosje, yndyra, ngjyrë, ose grimca tjera që mund të ndikojnë efektin e ngjitësit. Temperatura e preferuar për aplikimin e llaqit është prej +5°C deri +35°C

Deponimi: Duhet të ruhet në vend të thatë - pa lagështi dhe ngrica

25 KG

produktet tona

Lloje të ndryshme të gjitësave për pllaka, blloka, ngjitës special the termo rezistues

Fasada të dimensioneve të ndrsyshme me paketim të butë dhe të fortë

Baza

Baza dhe betonkontakt i cilësisë së lartë i paketuar sipas standardeve europiane 

Ngjyra

Ngjyrë dispersive e kualitetit të lartë në bazë të rrëshirës
artificiale

LLaqe

Llaqe dhe nivelizues tjerë të cilësisë së lartë, i gatshëm për përdorim sipas standarveve